U shisnin kokainë të miturve, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Policia në Itali ka arrestuar 3 shqiptarë, të cilët shpërndanin drogë, kryesisht kokainë, edhe për të mitur.

Lëvizjet e tyre të dyshimta u vunë re nga agjentët në zonën e Pincios dhe bregdetit, ku shitja e drogës është më e lehtë duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që frekuentojnë ato vende.

Policia mësyu në shtëpinë e tre të rinjve shqiptarë dhe nga kontrollet gjeti 40 gramë kokainë, të ndarë në 12 doza të vogla.

Tre shqiptarët u arrestuan, njëri prej tyre nuk disponon dokumentet për të qëndruar në Itali.

Më pas gjykatësi vërtetoi arrestimin e tyre duke urdhëruar burgosjen e tyre./albeu.com


Shtuar 10.07.2023 11:25