Kryeministri Edi
Rama ka tërhequr gjithmonë vëmendjen jo vetëm me karizmën e tij, por edhe me
stilin e
veshjes. Nuk ka njeri që nuk i ka bërë përshtypje një herë të vetme stili sportiv i kryeministrit, teksa shpesh është
shfaqur edhe me kostum serioz por me
atlete.
Në dhjetor të vitit 2017-s, prestigjiozja Italiane “Corriere” e shpalli Kryeministrin
Rama si personazhin e vitit për
stilin e veçantë të
veshjes së tij.
Tashmë duket se një tjetër politikane e njohur në botë po ndjek të njëjtin stil.
Bëhet fjalë për Kamala Harris, e cila po kandidon për postin e zv.presidentes në SHBA. Ajo është
shfaqur me
atlete në fushatë dhe i ka surprizuar të gjithë.
Sipas “The Guardian”, Kamala Harris po bën fushatë me
atlete, teksa shtojnë se edhe veshja tregon shumë për personin tënd. Në këtë rast tregon një politikan në veprim, që përqafon ndryshimin.
Shtuar më 06/09/2020,
ora 12:52