"Ka foto duke marrë para nga Habilajt", reagon për herë të parë Gjiknuri
Pëlqej
Një tjetër emër, këtë herë ministër i qeverisë së Edi Ramës është filmuar me Habilajt, duke marrë para për të blerë votat gjatë fushatës elektorale, dhe këtë e ka bërë të ditur sot ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili thotë se Damian Gjiknuri është filmuar duke marrë para nga Habilajt.

Ndërsa pas akuzave reagon për herë të parë Damian Gjiknuri.

Statusi i Gjiknurit:

A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës. /albeu.com/

Shtuar më 23/10/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori