Një 67-vjeçar i cili u fotografua duke
tërhequr zvarrë një qen është shoqëruar nga policia e Durrësit.
Sipas policisë ka nisur hetimet për H. H. për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Ky i fundit ka deklaruar se kishte konstatuar kafshën (
qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje) dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.
Njoftimi i policisë
Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë (qen), duke u
tërhequr pas një makine, në
Durrës, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë
Durrës, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në
Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (
qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.
Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë
Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 09:47