U fol se bashkëjetonte me vjazën e Linda Ramës, çfarë tha ministri i deleguar i Edi Ramës
Gent Cakaj hedh poshtë zërat se ai bashkëjeton me një nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Në Opinion, ministri i Jashtëm në detyrë u pyet drejtpërdrejtë për këtë temë.

“Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur kryeministrin dhe reformën në Ministrinë e Jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë”, tha ai.

Edhe pasi i zuri vendin, Gent Cakaj thotë se ka marrëdhënie të mira me Ditmir Bushatin. Ministri i jashtëm në Detyrë tha se raportet me zotin Bushati si përpara dhe tani janë konstruktive.

“Raportet kur unë kam qenë zëvendës-ministër kanë qenë kolegiale, më ka mbështetur pa masë. Pasi unë u vendosa në këtë detyrë kemi patur një komunikim skajshmërisht konstruktiv. Kam patur bisedime fare të hapura me zotin Bushati. Zoti Bushati ka qenë nj mik i veçantë, një ministër i jashtëzakonshëm, kam konsideratën për punën e tij, kam mësuar shumë prej tij”.
Shtuar më 24/04/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori