Terror në Greqi, një person hap xhamin e makinës dhe qëllon në ajër, plagosen 3 të mitur

GREQI – Qyteti i Korydallos është terrorizuar nga një burrë misterioz i cili hipi në makinë dhe iu afrua dy nënave të reja 22 dhe 27 vjeç.

Burri ka hapur xhamin e makinës dhe ka qëlluar në ajër, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre fëmijë, 2 dhe 3 vjeç, të cilët janë dërguar në Urgjencën e Spitalit Attica.

Siç u konstatua nga mjekët, të tre fëmijët kishin plagë të shumta, por nuk janë në rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Stathopoulou 15.

Nënat kanë dhënë një deklaratë në Polici, si dhe përshkrimin e të armatosurit dhe mjetit të tij, për pasojë Autoritetet janë në kërkim burrit misterioz./Albeu.com/


Shtuar 31.05.2023 15:48