U la në harresë, amaneti i trishtë i një ndër aktorëve më brilant shqiptar para se të mbyllte sytë

Xhevdet Ferri u përcoll për në banesën e fundit, në 17 janar viti 2020. E ndonëse ai qe një artist ikonik, për aktorin e dhjetëra roleve, nuk pati homazhe shtetërore. Ky duket, se ishte amaneti i fundit që la.

Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj.Sipas raportimeve, varrimi ishte bërë në Sharrë pa shumë zhurmë.

Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij tani që nuk është më. Sigurisht, për këtë do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.

Xhevdet Ferri vitet e fundit u la në harresë. Personazhe si ai kujtohen e nderohen me lavde vetëm ditën që mbyllin sytë.
Ferri do të mbahet në mend si një ndër aktorët më brilant të artit tonë. Ai ka bërë gjithmonë role të mira që kanë zënë vend në memorien e gjithsecilit prej nesh.