U ekzekutua me dy plumba në kokë, kush është trafikanti i drogës më 2 emra?
Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00. Viktima është Nikola Ikonomi nga Selenica e Vlorës.

Nga burime brenda grupit hetimor, tvklan.al ka mësuar se 47-vjeçari">47-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit para se të ekzekutohej.

Një person i paidentifikuar e vëzhgonte në distancë. Pasi viktima ishte larguar nga lokali, autori e kishte ndjekur dhe pas rreth 100 metrash e kishte qëlluar me disa plumba pistolete.

Duke përfituar nga errësira dhe terreni, vrasësi u largua në drejtim të paditur.

Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me një makinë private, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor. Por fatkeqësisht 47-vjeçari">47-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në urgjencë.

Të njëjtat burime kanë thënë se viktima kishte ndërruar identitetin, nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi.

Ai ka qenë më parë i dënuar për drogë dhe ka vuajtur dënimi prej 11 vitesh burgim.
Shtuar më 07/08/2019, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori