U ekzekutua mbrëmë në lokal, ja kush ishte 33-vjeçari i akuzuar për vrasjen e…
Pëlqej
Një sulm me armë në një lokal në Vlorë, ka marrë jetën e një 33-vjeçari të identifikuar si Ergys Gjioveshaj.

Sipas raportimeve të para, kjo vrasje mund të jetë kryer për hakmarrje pasi viktima në vitin 2000 akuzohet se ka vrarë një person në Vlorë.

Në qershor të vitit 2011 Ergys Gjioveshaj ishte arrestuar në Vjenë dhe u ekstradua në Shqipëri, pasi ne vitin 2000, ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie për vrasjen e një personi në qytetin e Vlorës.

Në kohën e kryerjes së krimit, Ergysi ishte i mitur, ndërsa këtë të enjte, në moshën 33-vjecare, ai u qëllua për vdekje me armë në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Policia paraprakisht thotë se e gjitha ka lindur gjatë një konflikti të castit në ambjentet e lokalit më muzikë live “Fiks Fare” që ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Autori i vrasjes së Ergys Gjioveshajt është ende i paidentifikuar. Ai ka hyrë në lokal, ka qëlluar me armë pas një sherri duke lënë të vdekur 33-vjeçarin, ndërsa tre persona të tjerë, mes të cilëve një vajzë, mbetën të plagosur.

Ngjarja në vitin 2000

Më 20 nëntor të vitit 2000 Egysh Gjioveshaj, në atë kohë i mitur, udhëtonte me makinë Mercedez Benz 240 së bashku me Florian Mecen. Ata janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë Suarrel përballë shkollës “Qemal Ataturk”.

Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere.

“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe“ ishin fjalët e Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin i cili udhëtonte me makinën e tij.

Të dy janë zënë me fjalë me njëri-tjetrin, ndërsa Ergys Gjioveshaj ka marrë armën që ndodhej në makinën e Florianit, një automatik. Duke qene jashte automjetit, me armen ne dore, te drejtuar nga viktima, ai i eshte drejtuar shokut te tij, Florian, duke i thene “ Lere Lani, lere, hapu”.

Floriani, mbas thirjes te shokut te tij, duke e larguar viktimen nga vetja e ka shtyre ate me force ne drejtim te armes, qe Ergysi mbante ne gjendje sulmi, duke i thene: “Na bjeri“.

Duke qene ne keto kushte, Ergys Gjioveshaj ka qelluar me bresheri ne drejtim te viktimes, duke e demtuar ate fillimisht ne kembe dhe me pas ne trup.

Të dy u akuzuan për për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.

Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori