Shenja që do të “kapë qiellin me dorë”, Horoskopi mujor nga Paolo Fox: Vendimet e rëndësishme merrini në këto data

Qershori hapet me një lajm të mirë për të gjitha shenjat, me nisjen e sezonit të Binjakëve, një shenjë zodiakale e shquar për kureshtjen dhe ndryshimet emotive të herëpashershme. Dhe pikërisht të gjithë kemi nevojë për ndryshim. Më datë 3 qershor Mërkuri nuk është më në prapavijë pas 3 javësh. Ditët e para të muajit do të jenë idealet për ide të reja. Pas datës 11 qershor, kur Mërkuri të lëvizë si më parë, mos ngurroni të sfidoni veten me projekte të reja apo me ndryshime në punë. Data 4 do të shënojë një tjetër ditë të rëndësishme pasi afrohet Saturni. Hëna e plotë e 14 qershorit do të trazojë ujërat, sidomos në shenjën filozofike të Shigjetarit, i cili nxit të gjitha shenjat t’i shikojnë gjërat nga një tjetër këndvështrim. Gjatë kësaj periudhe mos merrni vendime të nxituara, pasi Neptuni mund të sjellë keqkuptime. Një ndryshim i madh energjie do të vihet re kur Dielli do të kalojë në Gaforre më datë 21, ditë që shënon edhe Solsticin veror. Ky do të jetë një moment i veçantë, ndaj caktoni përparësitë dhe objektiva tuaja për tre muajt në vijim. Hëna e re do të sjellë ndryshime brenda jush. Duhet të manifestoni ato çka ëndërroni. Jeni gati të zbuloni se si do të shkojë muaji?

DASHI: Planeti juaj sundues, Marsi do të qëndrojë në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit. Dëshira juaj për të qenë më popullor dhe më ambicioz duket se do të shtohet. Në këto kohë po kërkoni suksesin. Energjitë që keni tani i përjetoni vetëm një herë në dy vjet, ndaj përvishni mëngët. Nëse keni një rol drejtues, lërini mënjanë pasiguritë duke e ditur se këto janë mundësi të mrekullueshme që nuk vijnë shpesh. Me kolegët dhe eprorët do të diskutoni dhe analizoni gjendjen tuaj profesionale. Mos hezitoni të kërkoni sa meritoni. Idetë e reja do të sjellë edhe të ardhura të reja, sidomos pas Hënës së Re. Ju këshillojmë t’i mbani shënim. Data më me fat për ju do të jetë 28 qershori. Mos humbni kohë për asgjë. Gjatë qershorit do të jeni në formën më të mirë fizike.

DEMI: Ndryshe nga maji, qershori do të nisë me yjet që ju qëndrojnë shumë pranë dhe fati do të jetë me ju. Venusi, planeti juaj sundues do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj duke ju ndihmuar të realizoni gjithçka që keni në zemër. Deri më 22 qershor kryeni çdo hap, edhe pse ju duket shumë i guximshëm, sidomos në datën 11. Forca më e madhe e universit, Urani, do t’ju stimulojë idetë e reja që do t’ju katapultojnë drejt suksesit. Jini të hapur ndaj projekteve të reja dhe njerëzve entuziastë që ju rrethojnë. Sezoni i Binjakëve është i duhuri për ju që të keni më shumë të ardhura dhe të vlerësoheni aq sa meritoni. Sa për fushën e ndjenjave, keni gjithnjë pranë atë që meritoni. Me mbështetjen e duhur, gjithçka që synoni, do të realizohet. Mos lini pas dore fizikun, duke nisur një dietë të re ushqimore ose duke u ushtruar në palestër, edhe pse temperaturat po rriten.

BINJAKËT: Erdhi momenti që të festoni, Binjakë! Gjatë festimeve të ditëlindjes, mund të përballeni me njerëz që do t’ju ndihmojnë të konkretizoni disa ëndrra të pamundura deri tani. Falë Marsit që kalon në shenjën tuaj dhe kontakteve të duhura, do t’ia dilni. Një nga aleatët tuaj më të fortë është edhe Mërkuri, që ndikon në sektorin e komunikimit pas datës 13. Bëni kujdes gjatë hënës së plotë të këtij muaji, pasi ndoshta do t’ju pengojë disi në rrugëtimin tuaj. Do të ndiheni më energjikë pas hënës së re të datës 28, e cila më së shumti do të ndikojë në sektorin e të ardhurave. Do të jetë vërtet një ditëlindje e veçantë, plot me të reja dhe udhëtime profesionale. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, do të vijë shumë shpejt. Bëhuni gati të kapni qiellin me dorë. Lëreni mënjanë krenarinë dhe qëndroni më afër me familjen. Vëllai apo motra do të ketë nevojë për ju. Jeni në formën më të mirë shëndetësore.

GAFORRJA: Ju e adhuroni sezonin e Binjakëve, sepse ju pëlqen pikërisht energjia e tyre. Fshihuni poshtë koracës suaj gjatë pjesës më të madhe të qershorit për të rilindur në fund të muajit. Gjatë këtij muaji janë të favorizuara nga yjet miqësitë e reja, që do të sjellin ndryshime profesionale. Kur Dielli të hyjë në shenjën tuaj më datë 21 qershor, do të ndieni se do të arrini ëndrrat tuaja më ambicioze. Çfarë jeni duke manifestuar këtë periudhë? Çlirojeni imagjinatën se është momenti i duhur. Hëna e re e datës 28  do të trazojë ujërat. Marsi dhe Jupiteri mund të jenë shkaktarët e ngërçeve të fundit në fushën sentimentale dhe atë profesionale. Do të kaloni dy javë të vështira në përpjekje për të zgjidhur një çështje ekonomike. Nuk është muaji i duhur për të investuar para apo për të nënshkruar marrëveshje profesionale. Rrezikoni të mos plotësoni afatet që u janë vënë. Kushtojini pak më shumë kohë kujdesit për trupin me anë të ushqimit. Ndryshoni pamje, merruni me sport. Ditët më ë favorizuara për të nënshkruar diçka janë 13 dhe 14 qershori.

LUANI: Le të fillojë argëtimi për ju! Saturni në prapavijë është si muzikë për veshët tuaj. Gjithçka nis të ngadalësohet, ja përse sfidat emotive do të shtohen javët e fundit. Dielli, planeti juaj sundues, do të qëndrojë gjatë te Binjakët duke ju dhënë mundësinë që të kaloni më shumë kohë me njerëzit që doni më shumë. Venusi, planeti i financave do të kalojë në sektorin tuaj profesional më datë 21 qershor. Idetë e reja dhe njerëzit entuziastë do të vërshojnë në rutinën tuaj. Gjatë kësaj periudhe, hapni mendjen dhe do të jeni thjesht brilante. Më në fund, do të korrni çka keni mbjellë falë rilindjes profesionale dhe ekonomike. Prania e Saturnit ju ka bërë më të fortë, më rezistencë, të aftë për të luftuar beteja më të mëdha. Një dashuri e re do të vijë këtë muaj ose një fëmijë që kishit kohë që e prisnit. Në qershor do të jeni në formën tuaj më të mirë.

VIRGJËRESHA: Planeti sundues, Mërkuri kalon në shenjën tuaj më 3 qershor, ndaj do t’i kaloni ditët e para të muajit duke reflektuar. Hapat e radhës hidhini pas hënës së plotë, mes datave 16-20, kohë kur karriera dhe suksesi do të bëhen sinonim. Sapo Dielli të kalojë në Gaforre më datë 21, duhet ta kaloni vëmendjen te kontaktet dhe projektet e reja. Mësoni të dëgjoni më shumë eprorët, pasi mund të kenë këshilla të arta për ju. Venusi vazhdon të kujdeset për ndjenjat tuaja. Shumë zemra të vetmuara do të krijojnë lidhje të reja ose disa nga ju do të nisin bashkëjetesën. Pasioni do të mbizotërojë në çift sidomos dy javët e fundit. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi jeni dorëlëshuar. Mos bëni blerje të çmendura. Do të merrni lajme të reja në lidhje me një udhëtim apo blerjen e një shtëpie. Bëni kujdes me stomakun, si pika juaj e dobët. Një dietë e mirë ushqimore është e detyrueshme për ju.

PESHORJA: Planeti juaj sundues, Venusi, është në një pozicion shumë të mirë gjatë pjesës më të madhe të muajit, ndaj dhe aftësitë tuaja do të amplifikohen. Do të jeni shenja më sharmante e muajit dhe pikërisht gjithë kjo energji, do të japë rezultatet e veta nga data 12-20 qershor. Takimet apo njohjet në këtë periudhë do t’ju ndryshojnë jetën. Njerëzit që do të bëhen pjesë e jetës suaj këtë muaj, kanë një mision të caktuar, ndaj jini sa më të hapur. Në datën 21, Dielli do të ndriçojë fushën e karrierës suaj, duke ju dhënë mundësinë të bëni përpara. Mbillni që tani që përfitimet t’i korrni në fundvit. Marsi vazhdon të ndikojë duke ju penguar dhe gjithë kjo periudhë është karakterizuar nga pasiguritë në ambientin e punës. Mos u shqetësoni, ky ndikim i planetit të kuq do të marrë fund shumë shpejt. Kontrolloni shëndetin, bën vizitat e duhura rutinë, pasi zakonisht e lini veten pas dore. Bëni durim dhe gjithçka do të kthehet si më parë ose më mirë. Datat e favorizuara janë 17 dhe 18.

AKREPI: Nëse muaji maj ka sjellë ndryshime në marrëdhëniet tuaja, yjet në qershor do t’ju ndihmojnë t’i qartësoni gjërat. Venusi që ka kaluar në fushën e ndjenjave, do të shtojë nevojën për të qëndruar sa më në intimitet me partnerët, madje mund edhe të bashkëpunoni për një projekt të përbashkët. Pas datës 14 qershor, do të mësoni se si të vlerësoni më shumë veten. Jeni një nga shenjat që nëse doni diçka, e arrini me doemos, pa shkelur asnjë me këmbë, por me mundin tuaj. Kur Dielli të kalojë në Gaforre, do të jeni më mendjehapur ndaj mundësive që do t’ju paraqiten. Me ardhjen e hënës së re më datë 28 do ta keni të lehtë të planifikoni një udhëtim të bukur apo të regjistroheni në ndonjë kurs. Vështirësitë më të mëdha këtë muaj do t’i keni në sektorin e financave. Kujdesuni më shumë për mirëqenien tuaj psikofizike. Nuk përjashtohet mundësia që një rënie energjish do t’ju nervozojë shumë. Gjatë fundit të muajit do të merrni një lajm që do të çekuilibrojë pakëz raportin me partnerët. Nuk është periudha e duhur për të ndryshuar shtëpi. Edhe Urani s’jua bën më të lehtë problemin me të ardhurat. Javë të vështira ju presin nëse doni të investoni apo të lidhni kontrata të reja. Dita më me fat do të jetë e shtuna e datës 11.

SHIGJETARI: Ky do të jetë një muaj shumë impenjativ, Shigjetarë! Dielli kalon në Binjakë dhe do të ndriçojë të gjitha rrugët që ju çojnë drejt bashkëpunimeve që sjellin të ardhura. Mërkuri, mjeshtri i biznesit, do t’ju ndihmojë të arrini suksesin e dëshiruar, madje edhe të firmosni një kontratë me leverdi deri më datë 14, pasi kalon në shenjën tuaj. Megjithatë, mes kësaj lëvizjeje hënore do të jetë edhe Neptuni, ndaj analizojini me kujdes të gjitha klauzolat para se të nënshkruani. Kur Dielli të hyjë në Gaforre, do të zbuteni dhe do të filloni të reflektoni për gjithçka keni kaluar. Fakti që keni Diellin dhe Mërkurin kundër dhe gjithçka bëhet më e vështirë, s’do të thotë të çoni dëm mundësitë e rëndësishme. Thjesht duhet të përkushtoheni më shumë për të arritur me mund gjërat që doni. Edhe në marrëdhënie me partnerët do të keni disa keqkuptime, ndaj ju këshillojmë të jeni më të duruar. Nuk para ju kënaqin fitoret e lehta, ndaj ju pëlqen të mundoheni për të arritur qëllimet. Kujdes me alergjitë nga ushqimet dhe ato respiratorë.

BRICJAPI: Këta muajt e fundit keni mësuar se edhe nëse argëtoheni dhe festoni, prapë jeni produktivë dhe pikërisht kjo do të jetë tematika e muajit qershor. Jeni duke përjetuar një proces ndryshimi. Hëna e plotë e datës 14 do t’ju ndihmojë të hiqni dorë nga të gjitha skemat e vjetra dhe të jeni më të lirshëm. Sapo Dielli të kalojë në Gaforre më datë 21, vëmendja juaj do të kalojë drejt krijimit të bashkëpunimeve të reja. Kolegë të rinj, eprorë të rinj… Nëse jeni në kërkim të një ortaku apo të një partneri, qoftë edhe në fushën e ndjenjave, hidhni hapa të sigurt pas hënës së re të 28 qershorit. Do të jetë çasti i përsosur të lidheni edhe me dikë që do t’ju udhëheqë dhe motivojë. Lajme të reja për ju këtë muaj, të cilat lidhen me një sukses që e keni merituar. Gjatë javës së fundit të muajit do të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh, por nuk do të mungojë as ndonjë e ardhur ekonomike e papritur. Kushtojini më shumë rëndësi shëndetit dhe nisni një aktivitet fizik, por edhe në pamje keni nevojë për ndryshime. Ka diçka mistike që ju lidh me ngjyrën e bruztë, që simbolizon qetësinë dhe komunikimin.

UJORI: Ky do të jetë një muaj fantastik për ju, të dashur Ujorë. Që prej fillimisht të muajit, Saturni do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj, që do të thotë se deri më 22 tetor, gjithçka do të jetë më e lehtë për ju. A keni ndonjë arsye për të festuar? Yjet thonë që “po”, ndaj dilni dhe argëtohuni me miqtë, teksa Dielli kalon në shenjën e Binjakëve deri më 20 qershor. Venusi do t’ju bekojë edhe në aspektin familjar, pasi do të lidheni më shumë me njerëzit që doni. Nëse keni dëshiruar gjithmonë të ristrukturoni apo modifikoni shtëpinë, ky është momenti i duhur. Sa heqë që Dielli dhe Mërkuri pozicionohen në mënyrën e duhur, ju ngjiteni në podium dhe ndieni nevojën për të mbajtur më shumë nga ngarkesë se zakonisht. Ka ardhur koha të krijoni një imazh të ri, ndaj nxirrni në pah antikonformizmin për të treguar më të mirën. Këto janë javët e duhura për të thelluar një bashkëpunim profesional, që do të ketë edhe përfitime ekonomike. Për beqarët, dashuritë me shikim të parë nuk përjashtohen. Ditët më me fat do të jenë datat 21,22 qershor.

PESHQIT: Jeni të bekuar gjatë qershorit, sidomos në fushën e komunikimit. Nëse keni qenë pjesë e një projekti multimedial apo marketingu, tani do të frymëzoheni me ide të reja. Ju e adhuroni energjinë e shenjës së ujit, sidomos atë të Bricjapit, dhe kur Dielli të kalojë në këtë shenjë, ju do të punoni më pak dhe do të shijoni më shumë jetën, sidomos rreth datës 21. Ditët e fundit të muajit janë idealet për të zhvilluar një projekt krijues që e mendoni prej kohësh. Në datën 28 qershor tregojini botës se sa ju vlen lëkura. Yjet do t’ju favorizojnë pozitivisht në të gjitha çështjet profesionale. Ndryshoni jetën tuaj sedentare për të mos humbur mundësitë që po vijnë drejt jush. Një fundjavë jashtë qytetit me partnerët do t’ju bëjë shumë mirë apo edhe një festë surprizë me miqtë. Mos harroni sportin, pasi me peshën s’i keni mirë punët. Mos harroni se pika juaj e dobët janë këmbët dhe veshkat.