U dogj në ashensor, ja mesazhi prekës i shoqes së Drilona Duriçit (FOTO LAJM)

Humbja në mënyrë tragjike e 29-vjeçares Drilona M. Duriçi, mëngjesin e sotëm në Tiranë, ka sjellë trishtim jo vetëm tek familjarët, dhe banorët e zonës, por dhe në opinionin publik.

Një prej mikeshave të saj, në një mesazh prekës në Facebook, e cila i premton se do të kujdeset për djalin e vogël të 29-vjeçares.

“Dhimbja bëhet më e thellë e zemra bëhet më e dobët. Ngrej sytë drejt qiellit për me t’pa po nuk me lejn lotët. Nuk e di ku duhet ta gjej forcën sot. Të kërkoj ty me sy ne çdo njeri që futet dhe del nga pragu i derës po nuk te gjej. Kisha menduar fundin e botes por jo te të humbja ty. Me dhemb shpirti o Lona. Ti u ngjite në qiell për tu ber engjëll, engjëlli mbrojtës i Rajanit. Të premtoj që do kujdesem për atë do i behëm motër dhe do më ketë pranë çdo moment. Do të të dua gjithë jetën. U prefsh ne paqe,Lona jonë!”, shkruan Krista, një nga mikeshat e ngushta të 29-vjeçares./Albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017, ora 22:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori