U dënua për prostitucion, rrëfehet pas daljes nga burgu mbesa e Martin Camajt
Vetëm para dy muajsh Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt la qelinë e burgut 325 në kryeqytet.

Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, 39-vjeçarja rrëfen vështirësitë me të cilat po përballej çdo ditë, me frikën se nuk mund të gjente një punë që të mbijetonte.

“Pasi lashë qelinë, u përballa me shumë vështirësi. Endesha rrugëve çdo ditë për të kërkuar punë e doja t’i rikthehesha jetës normale”, tregon Vera. E ndërsa përpiqet që të jetë e fortë për të përballuar vuajtjet që ka kaluar 2 vite në burgun e grave, Vera tregon se është pikërisht njëra prej femrave që ka njohur në atë ambient ajo që ia ka ‘shtrirë dorën’ për ndihmë.

“Është një ish-e dënuar që më përkrahu. Më mbajti në shtëpinë, më gjeti punë”, thotë Vera. Mbesa e Martin Camajt, e cila fitoi lirinë nga amnistia theksoi se është dënuar padrejtësisht për ‘shfrytëzim prostitucioni’ me 4 vite dhe 8 muaj burg, ndërsa shtoi se të drejtën e saj do ta gjej në Gjykatën e Hagës.

Vera, si është jeta juaj “e re” që nga momenti që latë qelitë e burgut?

Kam dy muaj që kam dalë prej andej. Ditët e para, e sidomos dy ditët e para më është dukur çdo gjë ekstreme, por më pas vendosa që t’ia dal mbanë për gjithçka. Kjo falë edhe shoqërisë sime, që unë e njoha brenda hekurave, dhe nga mbështetja që këta persona më kanë dhënë jam shumë e lumtur.

Aktualisht me çfarë po merreni? A keni filluar punë?

Për momentin jetoj në “Qytetin Studenti”. Më ka përkrahur shumë një grua, një ish-e dënuar. U njohëm atje. Më ofroi një hyrje pa asnjë lloj interesi për 12 muaj. Më premtoi se do të më gjente edhe një punë, dhe e mbajti fjalën./albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori