Pritën 25 vite, banorët e Kurjanit ndërtojnë rrugën vetë, Bashkia i denoncon për ndërtim pa leje

Pasi për 25 vite rresht bashkia nuk bëri asgjë për ta, banorët e Kurjanit në Roskovec vendosën të marrin situatën në dorë e të ndërtojnë vetë, me paratë e tyre rrugën që lidh qendrën e fshatit të Kurjanit me rrugën kryesore.

Por kjo ndërmarrje e banorëve duket se nuk është pritur mirë nga bashkia Roskovec.

Bashkia ka paditur në polici banorët për ndërtim pa leje.

Bëhet fjalë për rreth 40 familje në këtë fshta, të cilat vendosën të rehabilitojnë rrugën e fshatit me të ardhurat e tyre.

“Dje polica erdhi këtu dhe ngriti shqeësim se ku e gjetët këtë të drejtë ju që të hidhni inerte për të shtruara rrugën”, tha për Syri Tv një ga banorët e fshatit Kurjan.

Sakaq për këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtiria policore më Fier, e cila dekaroi se banorët nuk do të ndiqen penalisht./albeu.com/