U dha alarm për bombë, AAC tregon çfarë ndodhi në aeroportin e Rinasit
Ditën e sotme në Aeroportin e Riansit u dha alarmi, që fillimisht u dyshua si sulm me bombë.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka reaguar pas alarmit të dhënë duke thënë se alarmi i sigurisë i ndezur sot ka qenë një test i fshehtë sigurie me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.

Autoriteti i Aviacionit Civil kreu ditën e sotme në datë 30 Shtator 2020, një test të fshehtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.

Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të vlerësuar performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil.

Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon për bashkëpunimin të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet të rëndësishëm për sigurinë e aviacionit civil, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, thuhet në reagimin e AAC.
Shtuar më 30/09/2020, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori