U dënuan për vrasjen e biznesmenit, shpallen të pafajshëm dy vëllezërit
Pëlqej
Agim dhe Enea Hyka, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit nga Fieri, Spartak Spahos në vitin 2011, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

Dy vëllezërit ishin dënuar me nga 25 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit.

Ndërkohë, ishte Gjykata e Lartë ajo që shfuqizoi vendimin e Apelit, duke rikthyer sërish çështjen për gjykim në këtë shkallë.

VRASJA

Vrasja e biznesmenit 45-vjeçar Spartak Spaho ndodhi në dhjetor të vitit 2011.

Si pasojë e breshërive të automatikut në drejtim të Spahos u plagosën edhe dy kalimtarë, njëri prej të cilëve luftoi me vdekjen.

Lidhur me këtë krim u akuzuan dy vëllezërit Hyka, ndërsa si motiv ishte hakmarrja për vrasjen e babait të tyre vite më parë gjatë kohës që punonte si taksist në linjën Fier-Athinë.

Agim Hyka ishte ai që u arrestua i pari, teksa tentonte të largohej drejt Greqisë dhe më vonë u kap dhe Enea, vëllai i tij. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2017, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori