U dënua me 32 vite burg, falët e fundit të Marjana Çmetës: Mos më lini vajzën të rritet jetime
Gjykata vendosi 32 vite burg për Marjana Cmeta, nusen që akuzohet se helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lami. Fillimisht ngjarja dukej si vdekje natyrale, por gjithçka doli në dritë pasi nusja e re u rrëfye tek hoxha për atë që kishte bërë.

Marjana vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të.

Ajo u ka kërkuar gjykatësve të vënë dorën në zemër pasi ka një vajzë 2 vjeçare, e cila po rritet nga dera në derë, pa të ëmën.

Duke thënë se është e pafajshme, Mariana ka deklaruar:

Moralisht dhe shpirtërisht jam e shkatërruar. Jam e shokuar nga akuza për të cilën po gjykohem. Dua të them që jam nënë e një vajze 2-vjeçare, e cilia po rritet në çdo derë pa nënën e saj. Ju lutem vini dorën në zemër. Unë para vetes dhe Zotit jam e pafajshme. Për konfrontimin me Lirie Lamin mbaj përgjegjësi të plotë, por jo për këtë akuzë. Ju lutem, mos e lini vajzën time që të rritet jetime. Ju lutem, bëni që vajza ime të rritet e lumtur dhe me nënë. Ju vetë jeni prindër dhe e dini ç’do të thotë të jesh nënë”.



Shtuar më 13/11/2019, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori