U denoncua nga PD për krime në Itali, kush është socialisti nga Lezha
Pëlqej
Partia Demokratike ka denoncuar sot dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e dy deputetëve për të cilët thotë se janë me të shkuar kriminale në Itali.

Një prej tyre është Gjetan Gjetani, i zgjedhur deputet në qarkun e Lezhës, i treti në listën e PS-së.

Po kush është deputeti i denoncuar pak ditë para zgjedhjeve nga ish-kryeministri Sali Berisha?

Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar emrat e parë të deputetëve që sipas saj kanë të shkuar kriminale jashtë vendit.

Njëri prej tyre ishte edhe Gjetan Gjetani. Ai është deputet I PS-së në qarkun e Lezhës.

Kush është Ilir Gjetani

Gjetan Gjetani, lindi në Milot, rrethi Kurbin, më 2 prill 1982. Ai ka përfunduar studimet e larta në degën Juridik, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër.

Nga periudha 16 gusht 2004 deri më 31 mars 2008 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në Komisariatin Lezhë.

Nga periudha 6 qershor 2008 deri në 2 korrik 2009 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në IEVP Lezhë (burgu Shënkoll).

Nga periudha 1 korrik 2011 deri më 4 nëntor 2013 ka ushtuar profesionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Lezhë.

Nga periudha 5 nëntor 2013 dhe deri në zgjedhjen si deputet ka qenë në detyrën e përgjegjësit të ZVRPP Kurbin.

Reagimi pas akuzave

“Unë tani jam njohur me kërkesën e PD, dhe e konsideroj një shpifje të pastër politike.

Unë s’kam dalë kurrë jashtë shtetit, për herë të parë kam kaluar kufirin në prill të këtij viti dhe kam qëndruar për 10 orë në Kotorr me familjen.

S’kam qenë as në Itali as në Greqi dhe në asnjë vend tjetër të BE. PD mund ta kontrollojë këtë që them unë me anë të sistemit TIMS.

Në kohën që i referohet PD unë kam qenë polic këtu në Shqipëri”, tha deputeti i akuzuar nga PD. /albeu.com/


Shtuar më 04/10/2017, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori