Trupat e dy personave në mes të rrugës /Pamje të rënda nga momenti i përplasjes së dyfishtë në Sukth të Durrësit

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit, ku mbeti i vrarë pasagjeri i motorit dhe i lënduar drejtuesi i motorit.

Ndërsa drejtuesi i automjetit që përplasi motorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Por nuk mbaron me kaq, një makinë tjetër ka kaluar në rrugë në momentin që dy personat e përpalsur nga makina e parë ishin të tokë.

Burime bëjnë me dije se makina i kaloi sipër për njërit prej të aksidentuarve.

Siç duket edhe nga foto në rrugë duken dy personat që u përplasen rëndë nga makinat.

/albeu.com/