U blenë votat: Prokuroria sekuestron materialet zgjedhore të Shijakut
Dosja 339, Krimet e Rënda sekuestrojnë materialet zgjedhore 2017 të Shijakut.

Prokurorët Mara e Prençi firmosën në datën 6 qershor vendimin e sekuestrimit.

Sekuestrohen materialet zgjedhore të fshatrave Rrubjek dhe Shetel të bashkisë Shijak.

Prokurorët dyshojnë për korrupsion zgjedhor dhe përdorim të funksionit publik në fushatë.

Nga hetimet speciale, përgjimet e vëzhgimet, ka dyshime për korrupsion zgjedhor.

Prokurorët kërkojnë të njihen me emrat e komisionerëve të këtyre zonave. Materialet zgjedhore janë sekuestruar pranë Arkivit të Shtetit ku i kishte dorëzuar KQZ. /abcnews/
Shtuar më 17/06/2019, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori