U bënte presion qytetarëve, e pëson keq oficeri i policisë në Gramsh
Policia ka ndaluar një oficer policie në Gramsh pasi akuzohet për korrupsion.

Ndalimi ka ndodhur në mesnatë nga forcat Shqipoja.

Në pranga ka rënë oficeri i policisë Agron Zeka.

Ky i fundit u denoncua në një emision investigativ, pasi akuzohet për korrupsion.

Oficeri u denoncua këtë të enjte nga një qytetar, pasi pretendon se i ka marrë 50 mijë lekë, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2018, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori