U bënë tapë dhe u rrahën me personelin, policia arreston 2 persona
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për sherrin që ndodhi mbrëmë në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit mes disa të rinjve.

Të arrestuarit janë Xh.T. 24 vjeç dhe A.M. 24 vjeç, të dy banues në Elbasan, ndërsa akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Shkatërrim të pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë që u shpallën në kërkim J.Ç. 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë Librazhd dhe L.Q. 43 vjeç, banues në Elbasan, të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e policisë kanë mundur të largohen.

Por si ndodhi sherri?
Të arrestuarit dhe dy personat që janë në kërkim ishin duke pirë në lokal kur u konfliktuan me njëri tjetrin dhe stafin personelin e shërbimit të lokalit. Po sipas policisë Xh.T. A.M. dhe L.Q. nën efektin e pijeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar me personelin e shërbimit të këtij lokali si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive njëri prej klientëve që nisi konfliktin me inicialet A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë këtij të fundit ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e J.Ç. të cilën e kishte me qira janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshtatur si armë e ftohtë. Sipas policisë nën efektin e pijeve alkoolike, të akuzuarit prishën qetësinë publike si dhe dëmtuan ambientin e lokalit.
Shtuar më 03/10/2020, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori