Kallëzohet në SPAK kreu i Kadastrës Fier, Arben Voja bëri “kërdinë” me pronat, shkeljet e frikshme që u kapën

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh Kadastra kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit.

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.


Shtuar 24.05.2023 14:50