“Nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë”, Luizi falenderon shqiptarët pas fitores: Ma keni ndryshuar jetën (VIDEO)

Fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit. Përmes një videoje në Instargam Luizi i shpreh mirënjohejn të gjithë shqiptarëve që e kanë mbështuetur.

Luizi: Si ju kam o çapaçula, mu deshën tre ditë të merrja veten para se ta bëja këtë videon. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar përzemërsisht një nga një secilin. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj vten sadopak sepse me sa pashë…nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë. I jam mirënjohës të gjithëve, ju keni ndryshuar jetën time, uroj t’jua shpërblej me gjithë ato që do bëj në vazhdim, me karrierën time me jetën time dhe me ëndrën time në muzikë dhe të jemë sa më pranë jush. Faleminderit me gjithë shpirt, nuk gjej fjalë ta përshkruaj atë që keni bërë për mua në 4 muaj e gjysmë, uroj mos ju zhgënjej, ju dua shumë të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Kujtojmë se më 6 maj u mbaj finalja e Big Brother Vip 2 dhe fitues u shpall Luizi.

Finalisti i dytë ishte Kristi, ndërsa në vend të tretë dhe të katërt Efi me Dean./Albeu.com/


Shtuar 9.05.2023 19:42