U arrit marrëveshja e shumëpritur! Rama reagon i zhgënjyer, Basha i ekzaltuar
Pas shumë takimesh, Reforma Zgjedhore sonte hodhi hapin e parë me marrëveshjen e arritur mes dy palëve politike në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Dy aktorët kryesorë politikë, Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha kanë reaguar menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: Mirë e kishim ashtu siç e kishim.

Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata.

Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë, ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve, BE është e kënaqur,Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni.

_________________________________

Reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha:

Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve.

Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor.

Shtuar më 05/06/2020, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori