U arrestuan në operacionin e bujshëm, lihen në burg 5 pjestarët e grupit të trafikut të drogës
Pesë të arrestuarit mbrëmjen e djeshme janë lënë në
burg pasi morën pjesë në trafik ndërkombëtar të drogës.
Të arrestuarit janë E. D., 31 vjeç, person me rekorde
kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit, Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u
arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u
arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u
arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u
arrestua në Hungari.
Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në
burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në
burg në Norvegji.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit/ Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në
burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë
kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës
kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.
Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias E. D., 31 vjeç, person me rekorde
kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit: Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u
arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u
arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u
arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u
arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në
burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në
burg në Norvegji. Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur.
Shtuar më 17/09/2020,
ora 13:05