U arrestuan Çapajt, si u vra Gentian Beqiri në karrigen e invalidit: Vdiq edhe babai
Policia ka zbardhur tre ngjarje të rënda të ndodhur gjatë viteve 2006-2013 në Elbasan, ku spikat vrasja në karrigen e invalidit të Gentian Beqirit në verën e vitit 2012.

Dy persona hipën në pallatin ku jetonte Gentian Beqiri dhe familja e tij. Në atë moment, në shtëpi gjendeshin Gentian Beqiri dhe babai i tij. Vrasësit hyjnë dhe qëllojnë Beqirin në kokë duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa babai pëson atak kardiak nga ngjarja e rëndë që pa duke pësuar vdekjen e menjëhershme, shkruan Albeu.com.

Policia deklaroi pak më parë se për këtë ngjarje ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

"Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit; E.B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim; E.C, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim", bën me dije policia.

Beqiri kishte mbetur i paralizuar pasi u hodh nga një lartësi e madhe në komisariatin e Sarandës në tentativë për t'i shpëtuar policisë.

Beqirit i vranë më pas edhe vëllain disa vite më vonë në një karburant në Elbasan.

Ccapajt e akuzonin Gentian Beqirin si një ndër personat që mori pjesë në vrasjen e Sokol Ccapjës në vitin 2005 në Elbasan nga i cili nis edhe seria e vrasjeve dhe atentateve mes familjeve të ndryshme të këtij qyteti. /albeu.com
Shtuar më 14/06/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori