U arrestuan 3 persona për vrasjen e tij, flasin vëllezërit e biznesmenit në Theth
Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e vrasjes së Nard Polies pak ditë më parë në qytetin verior si edhe ka arrestuar tre bashkëpunëtorë të tyre.

Sipas policisë, këta persona rezultojnë se kanë ndihmuar vrasësin me mjete logjistike, armatime e deri tek strehimi, ndërsa pas një pune me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se personat e arrestuar janë Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, të identifikuar si ndihmës të vrasësit të Nard Polies.

Por vëllezërit e tij mohojnë të kenë pasur konflikt me dikë.

“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di se kemi konflikte me asnjë të dyshuarit që me treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë.”- është shprehur Pavlin Polia për dritare.net. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori