U arrestua si terrorist, gjykata e Durrësit merr vendimin për rusin
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin rus Rasul Mislaev 34 vjec, me qëllim ekstradimi.

34 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Mislaev kishte hyrë në vendin tonë si emigrantë i paligjshëm.

Ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur tre ditë më parë nga Policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese partnere.

34-vjeçari thuhet se në Qershor të vitit 2013-të është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Shtuar më 14/07/2019, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori