Rama ndan lajmin: Kjo është data kur do të hapet rruga Kardhiq-Delvinë (VIDEO)

Rruga e re Kardhiq-Delvinë do të hepet më 2 korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook.

Rama ka ndarë pamje nga rruga dhe e cilëson atë një vepër të shumëpritur në shërbim të turizmit në Shqipëri.

“Dhe me këto pamje të rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do të hapet më 2 korrik, një vepër e shumëpremtuar e shumëpritur me dekada në shërbim të Shqipërisë turistike, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama./albeu.com/