U arrestua për trafik kokaine, shqiptarit i bie të fikët në gjykatë
Pëlqej
Një ngjarje e cuditshmë ka ndodhur në gjykatën italiane.

Një shqiptar i arrestuar për trafik kokaine në Ankona ka dalë sot para gjykatës por i ka rënë të fikët.

Shqiptari Ervis Gjyshi, 33 vjeç sapo ka hyrë në ambientet e gjykatës është ndjerë keq dhe është dashur ndihma e ambulancës për t’i dhënë ndihmën e parë.

Shqiptari i njohur ndryshe si "Visi" u transportua në spital, ndërsa seanca u shty për datë tjetër.

Ai u arrestua në Itali gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona. Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi numër 1 i organizatës që përbehej më së shumti nga anëtarë të familjes Spinelli.
Shtuar më 21/09/2018, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori