Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg
drejtorin e
Kadastrës së
Beratit Ervin
Nelaj.
Drejtori i
kadastrës u
arrestua dy ditë me parë nga policia e
Beratit, me urdhër të prokurorisë së Posacme. SPAK në bashkupunim me policinë e
Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e
kadastrës dhe e finalizuan operacionin duke e arrestuar.
Sipas institucionit të akuzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin
Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të
Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe rregjistrimin e titujve të pronësisë.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 12:43