U arrestua për korrupsion, jepet masa e sigurisë për gjyqtaren Margjeka
GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-gjyqtaren e Durrësit, Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion.

Margjeka u arrestua me urdhër të SPAK, pasi bashkëshorti i saj mori ryshfet një shumë prej 6 mijë eurosh për të ndryshuar nj masë sigurie. Po ashtu në pranga ranë edhe avokat Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj.

Pas arrestimit të Orion Balit në Pogradec, me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore, vëllai i tij Nejton Balo u vendos në lëvizje.

Pasi shkalla e parë e la në burg, Nejton Bali së bashku me Klaudjo Zhillën dhe avokatin Skënder Demiraj, në bashkëpunimin me njëri tjetrin, kontaktuan burrin e gjyqtares Arben Cara, të cilit i dhanë 6 mijë euro në mënyrë që gruaja e tij gjyqtare të ndryshonte vendimin, të cilin e bëri.
Shtuar më 24/11/2020, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori