U arrestua për dhunë, pushohet procesi me kërkesë të babait të Gjutës
Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë e babait të Gjutës për lëshim urdhri mbrojtjeje ndërkohë që Vladimir Gjuta gjendet në paraburgim si i dyshuar për “dhunë në familje” në dëm të të atit dhe thyerje të masës së sigurisë.

Vetë babai i Gjutës, Ferit Gjuta, ka pohuar para gjykatës se nuk është dhunuar dhe se nuk ka kërkuar mbrojtje nga i biri. Nga ana tjetër, Gjykata ka pasur në dosje materialin e përcjellë nga policia, ku kërkesa për mbrojtje ishte nënshkruar nga 78 vjeçari.

Vendimi për pushimin e gjykimit të kësaj kërkese është shpallur në seancën e 22 qershorit, të kryesuar nga gjyqtarja Irena Hoxha.

Sipas vendimit, pushimi i padisë është argumentuar me faktin se paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë.

“Nga shqyrtimi gjyqësor në këtë fazë gjykimi në seancën e lëshimit të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, rezultoi se paditësi ka paraqitur kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes kundër djalit të tij, i cili në këtë gjykim ka cilësinë e të paditurit.

Në seancën gjyqësore të çelur për këtë gjykim, paditësi, në fazën e kërkesave paraprake pretendoi që ai nuk ka kërkuar që në emër të tij të përpilohet kërkesë-padi për mbrojtje ligjore”, thuhej në vendimin e Gjykatës. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2016, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori