U arrestua pas sherrit me djemtë, zbulohet kërkesa e prokurorisë për ish-gjyqtarin Malaj
Prokuroria e Tiranës do kërkojë masën e sigurisë arrest shtëpie për ish gjyqtarin e ApelitTiranës Alaudin Malaj, në seancën që pritet që zhvillohet gjatë mesditës së sotme.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi pati një konflikt me djemtë e tij, për pronësinë e makinës. Sherri mes ish gjyqtarit dhe djemve të tij ndodhi tek liqeni i Tiranës. Fillimisht ish kreu i Apelit u shoqërua në komisariat sëbashku me dy djemtë e tij, por pas kallëzimit të bërë nga këta të fundit policia arrestoi ish gjyqtarin, pasi djemtë e tij kishin edhe urdhër mbrojtjeje.

Ndaj ish-kreut të Apelit Tiranës policia ngrit akuzat “Dhunë në familje e përsëritur”, “Dhunë në familje në prani të të miturve”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Ish gjyqtari ka pasur probleme me familjarët e tij, ku përpara disa muajish ai edhe u divorcua nga bashkëshortja e tij. Alaudin Malaj disa kohë më parë dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, duke hequr dorë edhe nga statusi i magjistratit.
Shtuar më 28/12/2020, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori