U arrestua në Turqi, baroni shqiptar trafikonte llojin më të shtrenjtë të hashashit
Pëlqej
11 persona janë arrestuar në Turqi, midis të cilëve edhe 4 shqiptarë.

Një nga personat më të rrezikshëm është shqiptari i konsideruar si baroni i drogës, Met Kanani.

Met Kanani, është nga Memaliaj dhe mësohet se është person në kërkim edhe në disa vende të Evropës, për shkak se trafikonte sasi të mëdha hashashi nga Shqipëria në këto vende.

Policia turke ishte duke e ndjekur prej gjashtë muajsh organizatën në fjalë duke bërë edhe përgjime të tyre, përmes të cilave janë zbuluar lidhje të forta edhe në Shqipëri.

Mesa duket droga që Kanani transportonte është një lloj hashashi më të sofistikuar, i quajtur SKUNK, i cili kushton njësoj sa kokaina. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori