U arrestua me kërkesë të Interpolit, për çfarë akuzohet pedagogu i Ekonomikut
Ditën e sotme është arrestuar nga policia e Tiranës një 47 vjeçar i quajtur, Dritan Shoraj.

Përsoni në fjalë rezulton të jetë i kërkuar nga Inrepoli, për llogari të drejtësisë italiane, ku edhe ishte dënuar me burg për trafikim lëndësh narkotike.

Por ajo që bën përshtypje është se Shoraj është Doktor Shkencash, dhe pedagog te fakulteti i Ekonomise në Tiranë.

Arrestimi

Seksioni i Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kapi dhe arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Dritan Shoraj, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.

Ndërkohe që ish-ministri i Drejtesisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas ketij lajmi, duke e quajtur nje lajm ne te cilin vlen te ndalesh.

Postimi i Manjanit

Një lajm që ja vlen të ndalemi pak.

Sot u njoftua arrestimi i një të kërkuari nga Interpol Italia. Personi quhet Dritan Shoraj dhe është dënuar në Itali për trafik droge.

Duke kërkuar ndjesë për ndonjë mospërputhje eventuale, nga kërkimi që bëra në google del se:

1. Dritan Shoraj është doktor i shkencave ekonomike dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

2. Dritan Shoraj është anëtar e Akademisë së Europës dhe ka bërë disa shkrime aty.

3. Pedagogu Dritan Shoraj, ka ndërprerë një orë mësimi dhe ka goditur studentët për motive politike.

4. Dritan Shoraj është she konsulent financiar në disa projekte të BE-së…

Të jetë vallë ky Dritani që është arrestuar sot?! /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori