U aludua se e refuzoi Kurti, Veliaj tregon për herë të parë pse nuk ndodhi takimi
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka folur në lidhje me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë.

Në axhendën e Kurtit ishte edhe një vizitë me Veliajn, por që nuk u realizua pasi kreu i VV u kthye në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Veliaj sqaroi se takimi nuk mundi të realizohej për shkak të axhendës së ngjeshur të tyre.

Veliaj shtoi se atë ditë kishte shumë aktivitete të parashikuara për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, teksa siguroi se takimi do të zhvillohet në një moment tjetër.

“Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje axhendash.

Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha ai.


Shtuar më 17/02/2020, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori