U akuzua se serviri video-skandalin seksual të gjyqtarit, flet për herë të parë Eni Çobani
Pas bujës mediatike që mori publikimi i video-skandalit të gjyqtarit Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një gruaje, akuza të rënda në lidhje me çështjen janë ngritur edhe ndaj avokates së "Shihemi në Gjyq" Eni Çobani. E gjithë ngjarja nisi mbrëmë pas publikimit të videos.

Gazetari nga Gjirokastra Telnis Skuçi ka shkruar se këtë video e kishte servirur vetë Eni Çobani, duke shfrytëzuar një bisedë mes gjyqtarit dhe qytetares. Ndërkohë për Newsbomb.al ka reaguar vetë Eni Çobani e cila e konsideron absurde këtë akuzë.

"Me siguri është një keqkuptim i madh, është gjëja më qesharake që kam dëgjuar. Autorët e videos dolën vetë, folën vetë. S'jam fare pjesë e kësaj videoje dhe s'dua as të bëhem pjesë e këtij debati qesharak. Unë pohova publikisht që as videon e "STOP-it" nuk e kisha parë dhe i pashë të gjitha aty live", ka thënë Eni Çobani./Albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori