Ngacmim seksual nga drejtori apo sajesë e nxënesëve? Cila është e vërteta e ngjarjes që ka tronditur fshatin në Kuçovë?
Vetëm para disa ditësh mësuesi i gjeografisë në qytetin e Kuçovës u vu në pranga për shkak se u akuzua nga 3 nxënëse të tij se i kishte ngacmuar seksualisht.

“Mësuesi i gjeografisë na fliste edhe për tema seksi në orën e mësimit”.

Kjo ka qenë deklarata e nxënëseve të klasës së nëntë në shkollën e fshatit Kozarë në Kuçovë, që më pas ka çuar në pranga mësuesin e tyre Ajaz Ajazi.

Ajaz Ajazi përfeçse ishte mësues i gjeografisë ishte edhe drejtor i shkollës dhe sipas burimeve nga policia ai ka mohuar çdo akuzë duke u argumentuar se është një mënyrë për t’i zënë vendin e punës.

“Unë nuk kamë bërë në asnjë mënyrë aty veprime, por i kam këshilluar ndonjëherë nxënëset e mia, pasi se janë në një moshë delikate. Këto veprime që po merren ndaj meje janë ambicioze, për shkak të vendit të punës sime, por e vërteta do të zbardhet nga drejtësia”.

Ato janë pyetur me detaje mbi veprimet e mësuesit të tyre, nga një psikologe e autorizuar por asnjëra prej të miturave nuk rezulton se ka pasur një histori personale konkrete si tentativë për ta prekur, apo për veprime të tjera të pahijshme në ambientet e shkollës apo jashtë saj.

“Na ka shqetësuar shumë me temën e seksit dhe veprimet e çrregullta që bënte. Ishte bërë i mërzitshëm në orët e mësimit, aq sa nuk na vihej në shkollë dhe na ishte neveritur”, janë shprehur nxënëset e marra në pyetje dje në Policinë e Beratit./albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori