U akuzua nga Basha si kultivues droge, ja çfarë thotë demokrati
Xhafo Shenaj, quhej demokrati nga Fieri i cili bashkë me Ramën i bëri thirrje Bashës të dalë nga protesta dhe të takojë kryeministrin.

Pas deklaratave publike të tij, reagoi Basha duke e cilësuar atë si një kultivues droge në Cekran të Fierit.

Në një prononcim për ‘News24’, demokrati Shenaj nga Cakrani i Fierit pohoi se akuzat që rënduan dje ndaj tij se djali merrej me kultivim narkotikësh, ishin të pavërteta.

Akuzat ndaj meje janë të pavenda. Basha është informuar me gjëra të pavërteta. Kjo është bërë për të dëmtuar imazhit tim e të familjes”, tha Shenaj.

Ndër të tjera banori i Cakranit theksoi se kërkesa publike që i bëri Bashës ishte për zgjidhjen e krizës, ndërsa i sugjeroi liderit të PD-së që të informohet para se të drejtojë akuza. “Kërkesa ime ndaj Bashës, ishte për zgjidhjen e krizës.

Basha të konfirmojë informacionet e më pas të drejtojë akuza. Duhet të kërkojë ndjesë për akuzat ndaj familjes time”, -pohoi qytetari./albeu.com/

Shtuar më 08/04/2017, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori