Mister në Vlorë/ Gjendet një gomone, dyshohet të jetë përdorur për trafik droge, policia kontrolle në disa banesa

Në një fermë në fshatin Babicë në Vlorë është gjetur një gomone.

Gomonia u gjet gjatë një kontrollit të ndërmarrë nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave shqiponja. Gomonia gati 10  metra e gjatë u gjet brenda një kamioni me balla jonxhe.

Dyshohet se gomonia përdorej për trafik droge.

Policia mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:30 minuta kontrolloi edhe disa banesa në qytet që kanë lidhje pronarët e fermës ku u gjet gomonia./albeu.com/