Twitter i shpall "luftë" Trump, i fshin postin ku ai akuzon Biden për mashtrim (FOTO LAJM)

Trump vazhdon me akuzat ndaj Biden për mashtrime dhe manipulime në procesin e numërimit.

Pak më parë në një postim në Twitter, Trump tha se do të sfidojë ligjërisht të gjitha vendet e pretenduara nga Joe Biden për fitore, me pretendimin se ka mjaftë prova në media.

"Të gjitha Shtetet e fundit të pretenduara nga Biden do të sfidohen ligjërisht nga ne për Mashtrimin e Votuesve dhe Mashtrim në procesin Zgjedhor të Shtetit.

Ka mjaft prova, thjesht shikoni mediat. NE DO TE FITOJME! Amerika e parë!" shkroi Trump.

Por Tëitter ka vonuar vetëm 30 minuta për të fshirë postimin e Trump, duke e konsideruar atë dezinformues për qytetarët amerikanë.

Shtuar më 05/11/2020, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori