Tv Klan më i ndjekuri, shqiptarët fiksohen keq pas telenovelave turke (FOTO LAJM)

Stina e verës është periudha më e keqe për shikueshmërinë apo lexueshmërinë e mediave, qofshin këto vizive, print apo edhe online.

Dhe kjo vjen si prej faktit se shumica e qytetarëve janë me pushime ashtu edhe sepse një pjesë e mirë e mediave ulin ritmin dhe nivelin e programacionit.

Kështu, sa i përket televizioneve, shikueshmëria në këto ditë të nxehta ka rënë shumë, por ajo që bie në sy nga matjet që bëjnë kompani të specializuara të matjes së audiencës është rënia që vijon të pësojë Top Channel.

Grafika e mëposhtme sjell të dhënat e matjeve të audiencës gjatë mbrëmjes së djeshme për intervalin kohor 21:00 deri në 22:10 dhe siç shihet në vend të parë për shikueshmëri Klan mban vendin e parë, ndërkohë që televizioni rival Top Channel renditet vetëm në vend të pestë.

TV Klan ka mundur të jetë televizioni më i ndjekur në këtë fashë orari me një nga telenovelat turke. Në vend të dytë sipas kësaj matje është Neës24 dhe më pas vijnë Vizion Plus dhe ReportTv. /albeu.com/


Shtuar më 31/07/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori