Turqit marrin "Lasgushin", dështon "Air Albania"
Ashtu siç ishte paralajmëruar vazhdimisht nga portali "Albeu", kur u raportua për vonesat e futjes së avionëve të tjerë në përdorim, plani për "Air Albania" duket se ka dështuar edhe praktikisht.

Portali i njohur mbi çështjet e fluturimit "ch-aviation" konfirmon se "Air Albania" ka dështuar dhe kompania Turkish Airlines ka marrë avionin e vetëm që ishte lyer me ngjyrat kuqezi, pikërisht atë që Rama e pagëzoi me emrin "Lasgushi".

Në fakt, pavarësisht ngjyrave dhe emrit, avioni "Airbus 319" ato pak fluturime i ka bërë nën kodin e Turkish Airlines. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori