Turqit japin 30 mijë euro për ministrinë e Gjermenit
Pëlqej
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj.Eglantina.Gjermeni dhe Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Prof. Dr. Birol Cetin nënshkruan sot Protokollin e Bashkëpunimit mes MZHUT dhe Zyrës së TIKA-s në Shqipëri.


Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mundësoi dhënien e një granti prej 30.000 eurosh asistencë teknike, që synon përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion në varësi të kësaj Ministrie. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori