Turqit dekonspirojnë padashje si funksionon aparati i propagandës së Ramës (FOTO LAJM)
Policja e dëmtuar gjatë protestës së dy ditëve më parë tek Kuvendi u nis mbrëmë me charter për kurim më të specializuar në Turqi.
Në lidhje me këtë, ambasada e Turqisë në Tiranë ka publikuar disa
foto, por padashe ka nxjerrë zbuluar edhe
zyrën e propagandës së kryeministrit Rama.
Në foton e publikuar duken tre persona, një fotografe dhe dy specialistë të tjerë nga zyra e
Ramës që fotografojnë momentin e nxjerrjes së polices nga autoambulanca për në avion.
Rama ka një zyrë të posaçme me dhjetra të punësuar në
kryeministri që shërbejnë për imazhin e tij.
Nga një vëzhgim të bërë prej Albeu.com rezulton se personat që merren me PR e
Ramës në
kryeministri nuk paguhen kryesisht nga kryeministria, por një pjesë rezulton se merr pagën nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, ndërsa disa të tjera figurojnë në borderotë e Partisë Socialiste.
Albeu.com do të publikojë në ditët në vijim një material më të detajuar në lidhje me të punësuarit në
zyrën e PR të
Ramës si edhe borderotë e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2018,
ora 11:45