Turqia ka njoftuar stërvitje
ushtarake të hënën e ardhshme, në një zonë në jug të
Kretës. Ditën e sotme shteti turk ka
lëshuar kështu një NAVTEX të ri.
Sipas direktivës detare 1509/20 të
lëshuar nga Stacioni i Antalias, ushtrimet
ushtarake do të mbahen të hënën në një zonë në juglindje të
Kretës.
Kujtojmë se të premten është
lëshuar një NAVTEX, për ushtrime në
zonën midis Rodosit dhe Kastellorizo.
Kjo lëvizja nga Ankaraja zyrtare vjen vetëm 24 orë para samitit të 10 nëntorit, ku do të diskutohet sërish çështja e Turqisë dhe Greqisë.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 17:06