Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, makina përplas motorin, lëndohet çifti

Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në rrugën Lezhë-Shkodër.

Një makinë ka përplasur një çift turistësh që lëviznin me motor së bashku me grupin e tyre.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Ende nuk ka informacione se si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore./albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 15:33