Turqia i dhuron ushtrisë shqiptare 10 minibusë
Në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku merrnin pjesë drejtues të lartë të ForcaveArmatosura, është bërë dorëzimi i 10 minibusëve për ushtrinë shqiptare. Këto ndihma janë dhënë nga Turqia, ndërsa fjalën e ka marrë edhe ministrja Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes u shpreh se këto mjete do të përdoren për transportimin e ForcaveArmatosura drejt reparteve ushtarake. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ajo e konsideroi një hap drejt rikthimit të dinjitetit të njerëzve me uniformë.

Ndërkaq, ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, vlerësoi rëndësinë e vendit tonë në stabilitetin e rajonit. Turqia e konsideron Shqipërinë një ndër vendet më të rëndësishëm në Ballkan dhe me mjaft influencë në stabilitetin e rajonit. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori