Turqia do mbështesë Shqipërinë drejt anëtarësimit në NATO
Albeu.com
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në një takim pune Kryetarin eParlamentit turk Bulent Arinç. Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë në procesin e reformave në Shqipëri.Gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas takimit kokë më koëk me Arinç , kryeparlamentarja shqiptare theksoi "gjatë takimit u shprehëm për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në fushën ekonomike, duke mundësuar nxitjen e investitorëve të huaj dhe rritjen e tyre jo vetëm në numur, por edhe në cilësi". Duke shprehur kënaqësinë për marrëveshjet dypalëshe në të gjitha fushat, vlerësoi mbështetjen e madhe turke në fushën e modernizimit të Forcave tona të Armatosura, në kuadrin e aspiratës shqiptare për anëtarësim në NATO. Topalli ka vlerësuar gjithëashtu bashkëpunimin mes policive të vdy vendeve.Kryeparlamentarja Topalli i drejtoi Arinç një falenderim të veçantë për përkrahjen që Turqia i jep vendit tonë në drejtim të edukimit, duke akorduar një numur bursash për studentët shqiptarë. Nga ana e tij Bulent Arinç përshëndeti sot nënshkrimin nesër nga qeveria shqiptare të marrëveshjes së stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian. Duke folur për marrëdhëniet shumë të mira me dy vendeve kryetari i Parlamentit turk tha se "janë zhvilluar në mënyrë të përkryer dhe mes nesh nuk ka asnjë problem. Turqia gjithmonë i ka mbështetur zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe hapat e hedhura në demokratizimin e jetës në vend, si dhe ecurinë në procesin e integrimit të saj në institucionet euroatlantike". Ndërkohë neser Arinç do të takohet edhe me personalitete te tjerë të shtetit shqiptar.
Shtuar më 12/06/2006, ora 13:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori